Sporti

Sulmuesi i Gjilanit, Solomon në paraburgim për 48 orë

02/24/2023 16:53
nga:E K

Sulmuesi i Gjilanit, Solomon është arrestuar sot në qytetin e Gjilanit.

Solomon është arrestuar nga njësia “FAST Kosova” që bashkëpunon me Interpol dhe Europol, shkruan GazetaBlic Sport.

Nigeriani 27 vjeçar akuzohet për akuza të përdhunimit.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë që ndaj tij është marrë masa e paraburgimit për 48 orë.

Solomon ishte në formë të mirë te skuadra kosovare duke qenë lojtar kyç për skuadrën e tij në disa raste.

/GazetaBlic Sport/