Rocco Vata është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Watford luajti përballë Fulham.
Ky takim përfundoi me shifrat 4 me 1 në të mirë të skuadrës nga Londra, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte pikërisht Vata ai që shënoi golin për skuadrën e tij. Në minutën e 33-të të sfidës, sulmuesi shqiptar që përfaqëson Irlandën në rang kombëtaresh, lëshoi një predhë nga një distancë e largët, duke dërguar topin në rrjetë.
Për 19 vjeçarin ky është goli i 3-të sezon me ekipin anglez. Gjithashtu, djali i legjendës së Kombëtares shqiptare Rudi Vata, ka dhuruar edhe 3 asistime përgjatë këtij sezoni.
🚀 19-year old Rocco Vata just did this against Fulham in the FA Cup. pic.twitter.com/7LRu1sKFAO
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) January 9, 2025