Kupa e Botës 2022

Sulmuesi i njohur ‘shpërthen’ ndaj “Salt Bae”: Kush dreqin je ti që po e prek Kupën e Botës?

12/21/2022 10:38
nga:Lorik J

Prania e ‘Salt Bae’, pronari i një restoranti i njohur luksoz, në momentet e festimeve të Argjentinës pas fitores së Botërorit, shkaktoi diskutime në botën e futbollit.

Për këtë reagoi edhe sulmuesi i njohur, Giuseppe Rossi, i cili kritikoi ashpër praninë e kuzhinierit në fushë pas përfundimit të finales Argjentinë – Francë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Salt Bae mund të më puthë b***ën. Ai donte gjithë vëmendjen duke prekur kupën, por kush dreqin je ti? 2 minutat e tua të famës kanë mbaruar”, ka shkruar Rossi në rrjetin social, Twitter.

/GazetaBlic Sport/