Hakim Ziyech njoftoi këtë të dielë përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare.
Anësori 28-vjeçar nuk është thirrur që nga qershori i kaluar pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Vahid Halilhodzic dhe kjo ka shtyrë atë t’i japë fund karrierës me Marokon, shkruan GazetaBlic Sport.
“Unë e dua vendin tim dhe të luaja për kombëtaren marokene ishte nderi më i madh i jetës sime. Ndaj, me pikëllim të madh më duhet të njoftoj se edhe pse presidenti i federatës ka njoftuar se jam i parapërzgjedhur, nuk do të luaj më për Marokun. […] Unë i kam dhënë gjithçka kësaj skuadre në gjashtë vitet e fundit, e kam mbështetur për një jetë, por kushdo që e drejton vazhdon të nxjerrë shumë dezinformata për mua dhe angazhimin tim. Këto veprime më bënë të pamundur vazhdimin. Fokusi im tani, si lojtar, është te Chelsea”, shkroi Ziyech në Instagram.



