Sulmuesi i Bayernit, Kingsley Coman është operuar në zemër dhe një gjë të tillë e ka zbuluar vetë trajneri i bavarezëve Julian Nagelsmann.
Coman iu nënhtrua një operacioni për të eliminuar problemin që e shqetësonte, teksa pritet të rikuperohet shumë shpejt.
Një lajm i tillë nuk është pritur mirë nga tifozët, të cilët që pas rastit të Eriksen në Kampionatin Evropian janë bërë me fiksime. Por, Julian Nagelsmann ka sqaruar gjithçka duke dhënë detaje të hollësishme për tifozët.
“Nuk është dhe aq keq sa duket. Shumë njerëz e bëjnë diçka të tillë. Coman kishte probleme me frymëmarrjen e shpeshtë. Iu nënshtrua disa analizave, dhe më pas iu drejtua spitalit gjerman të zemrës. Sapo të shërohet, do të fillojë sërish stërvitjen”, tha Nagelsmann.


