Lajme

Sulmon fizikisht policin në qendrën e ndalimit në Gjilan

07/24/2022 08:55
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “sulm ndaj personit zyrtar” që ka ndodhur në Gjilan.

Sipas raportit të policisë thuhet se në qendrën e ndalimit, gjatë ofrimit të tretmanit mjekësor për të ndaluarin mashkull kosovar, i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.