Lajme

Sulmoi seksualisht një të mitur, arrestohet i dyshuari në Podujevë

09/26/2025 08:51
nga:Y I

Një burrë është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se kishte sulmuar seksualisht një të mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur këtë muaj, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.