Një person në Gjilan ka sulmuar disa policë dhe ka dëmtuar veturën e tyre.
Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan GazetaBlic.
Por, i arrestuari është raportuar në polici nga një person se e kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari kishte dëmtuar veturën zyrtare policore si dhe kishte sulmuar edhe zyrtarët policor ku të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.