Lajme

Sulmoi policët, arrestohet një person në Klinë – I konfiskohet një armë me disa fishekë

06/09/2026 10:55
nga:Sh R

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.

Në raportin e PK’së, shtohet se policët kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa, të dyshuarit i është konfiskuar një armë zjarri, pistoletë, me një karikator dhe nëntë fishekë.

‘’SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Rr. “Abedin Rexha”, Klinë 08.06.2026-23:13.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Gjatë ballafaqimit dhe arrestimit, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor. Tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri pistoletë me një karikator me nëntë fishekë.  Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.’’, thuhet në raport.