Ditën e djeshme, në Ferizaj, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njejti dyshohet të ketë sulmuar me thikë djalin e axhës.
Ndërkaq, është bërë e ditur se viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
”Ferizaj 12.11.2021 – 05:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar me thikë djalin e axhës, viktimën mashkull kosovar.
Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.