Protestuesit serbë në Zveçan e kanë sulmuar veturën me të cilën po udhëtonin një grup i gazetarëve të EuroNews Albania, Top Channel dhe gazetari Xhemajl Rexha.
Kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili po udhëtonte me të njëjtën veturë, tha se vetura është ngjyrosur me sprej dhe i janë hequr targat.
“Vetura e Top Channel, me të cilën po udhëtonim bashkë me Leonita Bajrami Kosovë Gjoci dhe Valdrin Abazi u sulmua pak minuta pas parkimit, 20 metra nga KFOR-i polak, në Zveçan. Iu vendos ngjyrë dhe targat pas iu hoqën. Personat me maska lart vazhdimisht shajtën në drejtim tonin dhe në një rast na gjuajtën me shishe”, ka shkruar ai në Facebook.


