Lajme

Zveçan: Sulmohet sërish vetura e Policisë nga persona të maskuar

05/31/2023 19:04
nga:Y I

Vetura e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish në Zveçan, nga persona të maskuar.

Në video shihen persona të maskuar duke vrapuar e gjuajtur me gurë.

Ndryshe, Policia e Kosovës e ka konfirmuar se sot është dëmtuar edhe një automjet i saj zyrtar në Zveçan.

Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan.

Sipas saj, sulmi dyshohet të jetë kryer nga një grup i personave, të cilët kanë gjuajtur me mjete të forta.

/T7/