Lajme

Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

12/30/2024 09:43
nga:N K

Gjatë muajit dhjetor dyshohet se një grua në Gjilan është sulmuar seksualisht nga një burrë.

Në raport thuhet se sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj, shkruan GazetaBlic.

Tutje, dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë arrestuar e dërguar në mbajtje.

“SULM SEKSUAL- Gjilan / 29.12.2024-22:30.  Dyshohet se në muajin dhjetor  viktima f/k është sulmuar seksualisht nga  i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime.”