Lajme

Sulmohet seksualisht një e mitur në Podujevë

05/27/2024 09:23
nga:G B

Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht në Podujevë.

Lidhur me rastin të shtunën është ndaluar një person, i cili dyshohet për vepren penale “sulm seksual”.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ndaj të dyshuarit Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin masës së paraburgimit”, tha ajo.

Klankosova.tv mëson se edhe i dyshuari po ashtu është i mitur.