Lajme

Sulmohet një zyrtarë në vend të punës, i dyshuari në arrati

03/21/2022 09:40
nga:Donika Fetahu

Një punonjës zyrtar në Podujevë, është sulmuar në vendin e tij të punës.

Rastin në polici e ka lajmëruar vetë viktima, i cili ka thënë se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në anën tjetër, i dyshuari është larguar dhe gjendet në arrati.