Lajme

Sulmohet një zyrtar i KEDS-it

05/27/2021 08:54
nga:Q R

Dje në Gjakovë është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një zyrtar të KEDS-it.

Policia në raportin 24-orësh njofton se i njëjti ishte duke kryer detyrën zyrtare, shkruan Indeksonline.

Viktima ka marrë lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Fsh. Fshaj, Gjakovë 26.05.2021-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtarin e KEDS-it, i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari me urdhër të prokurorit është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullte”.

Përplasen mes vete dy vetura, vdes një person në Gjilan