Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicën Veriore dyshohet se një person është sulmuar me një shishe qelqi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se i panjohur i cili dukej në gjendje të dehur e ka gjuajtur me një shishe qelqi, por nuk ka arritur ta qëllojë.
Tutje thuhet se rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime.
Mitrovicë Veri / 06.01.2024 – 14:32. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se një person i dyshuar, i panjohur i cili dukej në gjendje të dehur e ka gjuajtur me një shishe qelqi, por nuk ka arritur ta qëllojë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.