Lajme

Sulmohet kryetari i fshatit Pozheran, Hashani: S’ka të bëjë me zgjedhjet

02/09/2025 16:03
nga:Sh R

Një incident është shënuar në fshatin Pozheran të Vitisë.

Është raportuar se aty është sulmuar kryetari i fshatit, Ilir Zuka.

Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, deklaroi për Klan Kosovën se ky rast s’ka të bëjë me zgjedhjet.

“Policia dhe prokurori menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar si sulm nga ana e prokurorisë. Të dyshuarit po intervistohet në stacionin policor në Viti dhe pas hetimeve do të shihet se cili ka qenë motivi i ngjarjes”, deklaroi Hashani për Klan Kosovën.

Hashani theksoi se sulmi ka ndodhur jashtë hapësirës së vendvotimit.