Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.
Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.
Raportohet se tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit, raporton express.
Sulmi ndaj tij ka ndodhur para lokalit të quajtur “Image”.
Gazeta Blic ma provuar të marrë informacione, por ende nuk kanë dhënë detaje.
Ndërkaq, i pamundur ka qenë kontakti edhe me vetë Sylën.