Një punonjës i Klinikës Nënë Tereza në shkup është sulmuar fizikisht gjatë orëve të para të mëngjesit të 1 janarit.
Polica bën me dije se, punonjësi shëndetësor është goditur nga një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në qëndrën shëndetësore për trajtim.
Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes ndërkohë që policia po vijon punën zbardhjen e rastit.
“Më datë 01.01.2023 në ora 05:30 në Stacionin Policor Qendër në Shkup, shtetasi S.A.(31) në fshati Sopishtë e Shkupit ka raportuar se rreth orës 03:50 në vendin e punës në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është sulmuar fizikisht nga një person”, thuhet në njoftimin e policisë.


