Lajme

Sulmohet fizikisht një infermiere në vendin e punës në Gjakovë

12/12/2021 08:48
nga:Gazeta Blic

Një infermiere është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës nga një e mitur dje në Gjakovë.

Policia e ka hapur rastin si “lëndim i lehtë trupor”, me ç’rast njoftohet se infermierja ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

E mitura e dyshuar pas intervistimit është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Gjakovë 11.12.2021 – 19:13. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht në vendin e punës infermieren femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.