Lajme

Sulmohet fizikisht një femër në Zubin Potok

06/04/2022 08:49
nga:Astrit Gashi

Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një femër tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje në raport, thuhet se në lidhje me rastin është intervistuar e dyshuara si dhe një dëshmitar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është intervistuar e dyshuara si dhe një dëshmitar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.