Lajme

Sulmohet fizikisht avokati i Sali Berishës, dërgohet në spital

05/29/2024 10:18
nga:Sh R

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në ish-Bllok. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ku persona të paidentifikuar e kanë goditur dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Avokati është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga sa mësohet gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar shkaqet.

“Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit, Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia, shkruan A2Cnn.