Liverpool ka humbur ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Real Madrid në ‘Di Stefano’ me rezultat 3-1.
Ndeshja kthyese do të luhet sot në Anfield nga ora 21:00, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka paralajmëruar spanjollët që të mos mendojnë se gjithçka ka mbaruar, pasi ata nuk kanë çfarë të humbin dhe do të hyjnë në lojë që të sulmojnë dhe ta rikthejnë rezultatin, shkruan GazetaBlic Sport.
Autobusi i ekipit të Real Madridit është sulmuar dhe i është thyer një dritare gjatë rrugës për në Anfield sonte. Asnjë futbollist nuk është lënduar dhe tashmë skuadra është duke kryer nxemjet e fundit para ndeshjes.
Këto janë pamjet e fundit që vijnë nga atje.



