Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar pasi i ka sulmuar tre zyrtarë policorë, derisa këta të fundit i ishin përgjigjur një rasti për dhunë në familje.
Sipas raportit policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:20 në rrugën “Arsim Muzaqi”, në Vushtrri.
Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas raporteve mjekësore kanë pësuar lëndime të lehta.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, derisa i ishin përgjigjur një rasti për dhunë në familje. Tre zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor dhe sipas raporteve mjekësore kanë pësuar lëndime të lehta”, thuhet në raport.