Lajme

Sulmohen tre policë në Mitrovicën e Veriut

12/09/2024 11:26
nga:N K

Tre policë u sulmuan nga persona të panjohur në Mitrovicën e Veriut.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së dielës gjersa ata ishin duke qëndruar në një pikë statike.

Të dyshuarit nga ndërtesa kanë hedhur mjete piroteknike dhe shishe qelqi.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante dhe po cilësohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.