Sporti

Sulmohen me thika dhe grabiten dy tifozë anglezë në Romë

03/07/2024 12:00
nga:E K

Tifozët anglezë janë gjithmonë protagonistë kur udhëtojnë në Europë për të ndjekur skuadrat përkatëse, pasi në jo pak raste janë përfshirë në sherre masive dhe kanë shkaktuar trazira të konsiderueshme.

Megjithatë këtë herë dy tifozë të Brightonit, që kanë udhëtuar drejt Romës për të ndjekur skuadrën e tyre në “Olimpico”, kanë rënë pre e grabitësve në kryeqytetin italian.

Të dy janë sulmuar nga një grup prej 7 personash, të cilët i kanë plagosur me thikë në këmbë dhe u kanë marrë sendet personale, që anglezët mbanin në çantat e shpinës.

Bëhet fjalë për dy të rinj 27 dhe 28 vjeç, që për t’u shpëtuar grabitësve, kanë arritur të fshihen në një restorant dhe prej aty kanë njoftuar policinë, e cila i ka shoqëruar në spital për ndihmën mjekësore dhe ka nisur hetimin për kapjen e agresorëve.