Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me shok-bomba kah gazetarët.
Ata janë sulmuar derisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë.
Derisa kanë qenë duke ikur, disa gazetarëve u kanë rënë telefonat celularë, të cilët sipas tyre, janë marrë nga serbët që i kanë sulmuar.
Gjatë këtij sulmi si duket më keq e ka pësuar kamermani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera.
Në ne pamjet nga vendi i ngjarjes shihet sulmi ndaj ekipeve të medieve dhe kameramani Bekteshi duke u rrëzuar.
Stacionin policor në Leposaviq është në gjendje gatishmërisë. Ndërkohë bëhet e ditur se është sulmuar vetura e ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili ka qëndruar sot në Leposaviq, ku edhe është takuar me kryetrarin e kësaj Komune, Lulzim Hetemin.


