Policia e Kosovës njofton se tre persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (kaçavidë) dy persona të tjerë në Deçan.
Në raportin e policisë thuhet se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar, raporton GazetaBlic.
Tutje, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndër njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati.
“Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (kaçavidë) dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati”, thuhet në raport.