Lajme

Sulmohen dy punonjës mjekësorë në QKUK

04/18/2021 09:01
nga:Q R

Gjatë ditës së djeshme në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është raportuar se një person ka sulmuar dy persona të stafit mjekësor, përcjell GazetaBlic.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila permes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të sulmit ndaj personave të stafit mjekësor.

Një person i dyshuar pasi që i njëjti si pasoj e një rasti që kishte pasur, ka penguar dhe sulmuar një grua dhe një burrë pjesë e stafit mjekësor.

“QKUK, Prishtinë 17.04.2021-16:00. Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar në njërën klinikë, pasi që i njëjti si pasoj e një rasti që kishte pasur, i kishte penguar dhe sulmuar një femër dhe një mashkull kosovar staf mjekësor . Viktimat nuk kanë marre tretman mjekësor .Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Bogujevci: Të rishikohet çështja e adresimit të personave të pagjetur në dialogun me Serbinë