Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë policorë në Gjilan, derisa ishin në krye të detyrës kanë hasur në dy të dyshuar meshkuj kosovarë me ç’rast janë ofenduar- penguar në kryerje të detyrës zyrtare dhe janë sulmuar nga njëri prej të dyshuarve.
Policia bën me dije se të njëjtit gjenden në arrati dhe se rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë me ç’rast janë ofenduar –penguar në kryerje të detyrës zyrtare dhe janë sulmuar nga njëri prej të dyshuarve. Të njëjtit gjenden në arrati . Rasti nën hetime.