Lajme

Sulmohen dy persona për shkaqe pronësore në Rahovec, arrestohen dy të tjerë

05/27/2021 09:31
nga:Q R

Dy persona janë arrestuar pasi kishin sulmuar dy persona të tjerë, një femër dhe një mashkull për shkaqe pronësore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30 në rrugën “Sylejman Haxhia”, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar në QKMF-Rahovec për tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy meshkuj kosovar , pasi që të njëjtit kishin sulmuar viktimat mashkull dhe femër kosovare për shkaqe pronësore, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimat janë dërguar në QKMF Rahovec për tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në raport.

Mafiozi turk që u strehua në Kosovë po trazon qeverinë e Erdoganit