Lajme

‘Sulmi terrorist’ – Rexhaj: Tentativë për ta destabilizuar veriun

09/26/2023 21:02
nga:G B

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj në emisionin “Politiko” ka folur rreth situatës së krijuar në veri të vendit.

Sipas tij, ky sulm është i dirigjuar nga Serbia dhe se ka pasur një tentativë për destabilizim të veriut, raporton Gazeta10.

“Ky është një sulm terrorist i dirigjuar drejtpërdrejt nga Serbia, në këtë rast nga Vuçiqi, llojet e armatimeve janë të vitit 2020-2021 të cilat nuk mund të blehen në tregun e lirë, këtu ka pasur një tentativë për ta destabilizuar veriun e Kosovës, unë e konsiderojë si aksionin më të suksesshëm të Policisë së Kosovës që nga paslufta, tha ai në Politiko.