Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth sulmeve terroriste nga serbët në Banjskë të Zveçanit, që kanë ndodhur të dielën më 24 shtator në veri, eku sipas Haradinajt ky sulm ka qenë i sponzorizuar nga Serbia për arsye që t’a destabilizoj Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj akuzon Serbinë për sulmin nga terroristët serb në veri, ku sipas tij ky sulm është bërë për qëllim që t’a mbajë Kosovën larg integrimeve në institucionet euroatlantike, e ku sipas tij ky është edhe interes i Rusisë.
“Do të thotë ajo që ka ndodhur të dielën për sulm terrorist, është i sponzorizuar nga Serbia, dhe për fat të mirë është mposhtur me turr, nga Kosova, Institucionet e Kosovës, nga Policia. Por pse Serbia e sponzorizon terrorizmin dhe pse e sulmon Kosovën, kuptohet për ta mbajtur larg integrimeve në institucionet euroatlantike, ky është edhe interesi i Rusisë që me pas destabilizim, me pas konflikt dhe Kosova mos të antarësohet në institucionet euroatlantike”, deklaroi ai.
Haradinaj fajëson presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti që nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen me Amerikën për partneritet për paqe me Serbinë dhe cek disa gjëra për të cilën Kosova do t’i kishte.
“Sikurse para dy vitesh kur i kanë kërkuar vazhdimisht Osmani, kryeministrit Kurti, zotit Konjufca, kryetarit të parlamentit, që të mbështeten, pra të bazohen në Amerikën dhe të merren vesh me ta për dialogun dhe të pranojnë planin e tyre për tabelat ku do të ishim sot. Ju sigurojë, sot do të kishim nënshkruar partneritetin për paqe, pra do të kishim marrëveshje për njohje me Serbinë defaktyo , do të kishim nënshkruar partneritetin për paqe Kosovë Serbi, do të ishim në proces të anëtarësimit në NATO, kufijtë e Kosovës pra, brezi i gjelbërt do të patrullohej së bashku nga KFORI, Ushtria e Kosovës dhe Policia e Kosovës, duke qenë në partneritet për paqe në proces për antarësim në NATO”, tha ai.
Haradinaj thekson se po të ishte e nënshkruar ajo marrëveshje, do të kishim përparësi më të mira si shtet dhe se Kosova do të ishte storie e suksesit dhe shpresë për të rinjtë.
“Do të ishim anëtar i Këshillit të Evropës dhe njëkohësisht në proces për anëtarësim në OKB, do të ishte storie e suksesit, do të ishte lajm i mirë për investitorët dhe shpresë për rininë. Ku jemi sot ju lutem, sot pra ju nëse e shihni, sot jemi lajm se përballemi me terrorizëm, jemi lajm i jostabilitetit dhe jemi shumë larg integrimeve euroatlantike. Pra jemi një lloj statuskoje që i konvenon Beogradit dhe Rusisë, që i bjen duke mos u mbështet me Amerikën, duke mos bërë marrëveshje me ta, por duke u mbështet me ata që Kurti i ka zgjedhur zotin Borrell dhe zotin Lajcak të cilët tani i fajëson, shifni se çfarë i ka ndodhur Kosovës. Pra, unë po ju them se mashtrimi nuk kalon, dhe nuk mundet me kalu”, konstaton ai.
“Presidentja ka vepru drejtë por është vonuar dy vite, kjo është dashur të ndodh para dy viteve, sado vonë unë e mbështesë. Për mua rastësi ka, sepse janë humbur dy vite, se nuk jemi bazuar në kohë me Amerikën, e s’jemi merrë vesh me ta por kemi zgjedhur Borrellin dhe Lajcakun dhe i kemi ikur Amerikës e tani vetë ata që i kanë zgjedhur i fajësojnë, ja shifni se si ka ardhur puna tash duhet me u kthy atje ku kemi mundur të jemi para dy viteve, dhe që dy vite nuk jemi anëtarë. Pra, nuk kemi nënshkruar partneritet për paqe, s’kemi proces të anëtarësimit në NATO, nuk jemi anëtarë i Këshillit të Evropës, nuk e kemi veriun e integruar, por kemi një veri të cilin duhet të përballemi me sulme terroriste, pse ua them të gjitha këto, shikoni para pesë vite, mu në ditën e sotme kam pasur takim me Gjeneralin Makiq, Gjeneralin e Mbrojtjes atëherë, në shtator, në nëntor është bërë ushtria e Kosovës”, tha ai.
Haradinaj e përgëzon presidenten por shton se kanë kaluar pesë vite që nga krijimi i ushtrisë së Kosovës, e që ka qenë e paraparë që vendi ynë me qenë krahë NATO-s.
“Pesë vite kanë kaluar të krijimit të ushtrisë së Kosovës, e ka qenë koha e paraparë që ne me qenë krahë NATO-s, të gjitha këto dëme dhe humbje të Kosovës vijnë nga mashtrimi, prandaj ju them se mashtrimi nuk kalon, më mirë vonë se kurrë e përgëzoj presidenten”, përfundoi Haradinaj.


