Lidhur me sulmin seksual që po dyshohet se ndodhi në Gjilan ndaj një femre, dy persona janë ndaluar për 48-orë.
Këtë e konfirmoi Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila bëri të ditur se ndaj të pandehurve është kërkuar edhe masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Prokuroria tutje tha se dy personat u ndaluan për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Sulmi seksual’’ dhe ‘’Manipulimi me prova’’.
Në raportin 24-orësh të policisë, u bë e ditur se njëri nga të arrestuarit është burri i viktimës. Aty thuhet se ai ka rënë në pranga pasi ishte në dijeni për rastin.