Lajme

Sulmi nga Rusia lë pa rrymë një pjesë të qytetit Lviv

10/11/2022 14:18
nga:Y I

Sulmi raketor rus ka goditur ndërtesën kryesore të energjisë elektrike në Lviv, ku një pjesë e madhe e qytetit mbeti pa rrymë, tha kryebashkiaku Andriy Sadovyi.

Lviv u dëmtua shumë nga sulmet raketore dje, ku banorët patën probleme me furnizim të ujit dhe ndërprerje të rrymës.

Edhe sot 30% e qytetit është pa rrymë, ka postuar Sadovyi në Telegram.

Sulmet në Lviv goditën ndërtesat e furnizimin me energji elektrike, thonë zyrtarët lokalë.

Edhe guvernatori Maxim Kozitsky tha se kanë ndodhur tre eksplodime në dy ndërtesa të energjisë dhe shkaktuan ndëprerje të rrymës në një pjesë të madhe të qytetit, raporton BBC.