Lajme

Sulmi në veri – PSD-ja kërkon ripërcaktim të kufijve: Kështu arrihet paqja e përhershme Kosovë – Serbi

09/28/2023 14:19
nga:N K

Pas deklaratës së presidentes Osmani ku ka shprehur dyshimet e saj për përmbajtjen e Marrëveshjes së Brukselit, dhe se duhet së bashku me SHBA-në të përgatitet drafti i Asocioacionit pasi ajo kishte qenë kundër tij, për këtë ka reagur Bardh Ahmet nga PSD, ku thotë se, pas sulmit në veri kërkesa kryesore e Bashkësisë Ndërkombëtare është Implementimi i Marrëveshjes së arritur në Ohër, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti  thekson se Asocioacioni është pranuar nga kryeministri Kurti dhe se qëndrimi i Vjosa Osmanit nuk dallon me atë që është pajtuar Kurti.

“Është e qartë që pas sulmit të armatosur në veri kërkesa kryesore e Bashkësisë Ndërkombëtare është Implementimi i Marrëveshjes së arritur në Ohër dhe aneksit në Bruksel. Kjo, gjithsesi, përfshinë Asociacionin të cilin e ka pranuar Kurti. Pra, qëndrimi i Vjosa Osmanit s’dallon përmbajtësisht me çka tashmë është pajtuar Kurti”, deklaroi ai.

Ahmeti tha, pas sulmit në veri duhet të bëhet ndryshimi thelbësor i kornizave të dialogut, dhe për paqe të përhershme në mes të dy vendeve fqinje (Kosovë-Serbi) mund të arrijmë vetëm në ripërcaktimin e kufinjëve.

“Sulmi në veri do të duhej të prodhonte diçka të re, e që është ndryshimi thelbësor i kornizave të dialogut në mënyrë që të arrijmë paqe të përhershme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në këto momente, ripërcaktimi i kufinjëve është projekti i vetëm që mund të arrijë paqen e përhershme në mes tē dyja vendeve”, përfundoi Ahmeti për Gazeta Blic.