Lajme

Sulmi në Oslo, reagon Kurti: Zemërthyer për të parë masakrën e tillë, qëndrojmë me Norvegjinë

06/25/2022 11:15
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj sulmit i cili po cilësohet si akt terrorist në Oslo të Norvegjisë, raporton GazetaBlic.

Kurti uron shërim të shpejt për të lënduarit dhe ngushëlloi gjithë familjarët e viktimave.

“Zemërthyer për të parë masakrën në Oslo. Urimet tona më të mira për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionin social është një përgjegjësi që të gjithë e ndajmë – ne qëndrojmë me Norvegjinë” ka shkruar Kurti në Tëitter.

Kujtojmë se, dy persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën./GazetaBlic/