Për pak pritet të nisë seanca e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, do të paraqiten sot, më 29 shtator, para gjykatës, në vazhdimin e procesit gjyqësor për ngjarjen e 29 nëntorit 2024 në Varagë të Zubin Potokut.
Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues përmes shkatërrimit apo dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, në lidhje me kryerjen e veprës terroriste, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Jovan Viqentijeviq përballet edhe me akuzën për spiunazh, ndërsa Igor Dimoviq akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Rasti lidhet me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, ku sipas aktakuzës ishte vendosur një çantë me rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit TNT.
Shpërthimi kishte dëmtuar infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe kishte rrezikuar furnizimin e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Në kuadër të procesit gjyqësor janë përfshirë edhe prova materiale dhe ekspertiza të ndryshme që lidhen me vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit.
Në seancën e 9 korrikut 2026 ishin paraqitur fjalët hyrëse, ndërsa procesi pritet të vazhdojë sot me zhvillime të reja.
Të akuzuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë.


