Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj profesoreshës së Mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci, nga një prind i një studenti.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar që drejtësia të veprojë dhe sulmuesi ta marrë dënimin meritor, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Drejtësia të veprojë shpejt dhe sulmuesi i Profesoreshës të marrë dënimin meritor
Sulmi ndaj profesoreshës së Mjekësisë është krim dhe drejtësia duhet të veprojë. Organet e drejtësisë – Prokuroria dhe Gjykata – pa asnjë vonesë duhet të marrin vendime meritore. Te japin shembull se secili që sulmon ballafaqohet me forcën e ligjit.


