Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj Policisë së Kosovës te Liqeni i Ujmanit.
Wigermark u shpreh se këto sulme janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë.
Ai po ashtu tha se EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.
“Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. @EULEXKosovo do të shtojë patrullimet e saj në zone”, shkroi Wigemark.