Lajme

Sulmi ndaj policëve në veri, analisti: Tendenca të Serbisë për t’i ikur marrëveshjes së Ohrit

04/02/2023 13:54
nga:G B

Analisti politik, Gazmir Raci, në një prononcim për Gazeta Blic ka folur për sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri e djegien e veturave të serbëve me targa RKS.

Sipas tij, këto janë tendenca të Serbisë për të ikur nga përgjegjësia për marrëveshjen e Ohrit.

“Janë tendenca të Serbisë përsëri për të ikur nga përgjegjësia që tashmë e kanë edhe me marrëveshjen e fundit të Brukselit dhe Ohrit. Serbia vazhdon të jetë e njëjta sepse ndryshe sillet në bisedime e ndryshe sillet në terren”, thotë ai.

Sipas Racit, Serbia e ka për obligim t’i çmontojë të gjitha strukturat paralele.

“Serbia tashmë me kapitullin 35-të e ka për obligim t’i çmontojë të gjitha strukturat paralele që ende vazhdojnë t’i financojnë”.

Ai shton se për zgjedhjet në veri Kosova ka marrë mbështetjen kryesore të QUINT-it.

“Shtetet kryesore të QUINT-it kanë mbështetur Kosovën për zgjedhjet në veri. Veriu ende vazhdon të jetë nën ndikimin e strukturave ilegale të Radojçiçit që i përgjigjen direkt Vuqiqit”, deklaron Gazmir Raci./Gazeta Blic/

Sulmet ndaj policisë në veri, djegia e veturave/ Ekspertët e sigurisë: Pas tyre qëndron Lista Serbe, situata mund të përshkallëzohet