Lajme

Sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit- Deklarohen nga Policia

10/26/2024 10:17
nga:Y I

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht.

Nga Policia e Pejës kanë thënë për “Gazeta Blic” se sulmi ka ndodhur rreth orës 08:50.

Të dyshuarit janë arrestuar.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga dy persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar.Me urdher të Prokurorit te shtetit te dyshuarit ndalohen për 48-ore” thuhet nga Policia e Pejës për “Gazeta Blic”

Sulmohet fizikisht Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri