Lajme

Sulmi me raketë nga Libani vret një ushtar izraelit

02/14/2024 18:10
nga:Y I

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bërë të ditur se një ushtar izraelit ka mbetur i vdekur pas një sulmi me raketë që vinte nga Libani.

Sipas njoftimit, raketa goditi një bazë në veri të izraelit, ndërsa Izraeli ka paralajmëruar një ofensivë të vazhdueshme kundër objektivave të Hezbollahut në Liban.

“Ne mund të konfirmojmë se ushtari i shtabit të IDF-së, Omer Sarah Benjo u vra si rezultat i lëshimit të një rakete që vinte nga Libani në një bazë të IDF në Izraelin verior më herët sot”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Hezbollahu nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe as nuk ka dhënë asnjë koment mbi sulmin.