Lajme

Sulmi me kallash ndaj Top Channel, reagon ashpër presidenti Begaj

03/27/2023 08:31
nga:Genita C

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme tek Top Channel, ku u qëllua për vdekje roja i godinës së televizionit.

Në një postim, Begaj ka thënë se ajo që ndodhi mbrëmë është ngjarje e rëndë.

Ai ka bërë thirrje tek organet e rendit ta zbardhin sa më shpejtë ngjarjen.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.

 

Dalin pamjet nga tragjedia në Top Channel: Gjendet e djegur makina e autorëve, brenda kishte kallashnikovin