Sporti

Sulmi me gjësende ndaj De Bruyne, FA nis hetim për tifozët e Arsenal

02/16/2023 16:00
nga:Mergim Rreci

Kevin de Bruyne ishte një nga protagonistët e ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës ndaj Arsenal dhe të fituar 3-1 nga Manchester City.

Ylli belg shënoi golin e parë të skuadrës së tij dhe më pas u bë “protagonist” i një sherri me Artetën (të dy u sqaruan pas ndeshjes).

Megjithatë kjo nuk është e gjitha, federata angleze ka hapur një hetim për hedhjen e objekteve (veçanërisht shisheve) ndaj tij nga tifozët e Arsenalit në momentin e zëvendësimit.