Lajme

Sulmi kibernetik, Rama: Kundërofensiva e AKSH-it e suksesshme, shërbimet rikthehen shumë shpejt

07/18/2022 15:06
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se masat mbrojtëse që ka ndërmarrë AKSH-i ndaj sulmit kibernetik jashtë Shqipërisë po rezultojnë të suksesshme.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama njofton se sistemi mbrojtës i të dhënave personale të qytetarëve dhe shërbimet qeveritare që ofrohen online janë të sigurta ka rezultuar i suksesshëm.

“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!Nëse s’do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt”, bën me dije Kryeministri Edi Rama.