Lajme

“Sulmi ka qenë mirë i përgatitur”, eksperti Tahirukaj: Infrastruktura kritike qëllimi kryesor i sulmit në Zubin-Potok

12/02/2024 22:34
nga:G B

Një sulmi terrorist ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut–komunë me shumicë serbe në veri të vendit të premtën e 29 nëntorit.

Eksperti për eksploziv, zjarrvënie dhe grimca të barutit, Milazim Tahirukaj ka deklaruar se sulmi në Varragë të Zubin-Potokut ka qenë “mirë i përgatitur” dhe qëllimi kryesor i tij ka qenë goditja në infrastrukturën kritike të Kosovës dhe jo dëm i shkaktuar në viktima dhe njerëz.

Tahirukaj në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini ka deklaruar se dyshimet e para dërgojnë se ky sulm është kryer nga ndonjë ushtarak sepse ka përdorur pika strategjike duke mos shkaktuar dëme në njerëz por që qëllimi kryesor ka qenë shkatërrimi i infrastrukturës pasi që kanali i Ibër-Lepencit shërben me furnizimin e ujit për 700 mijë banorë por edhe ftohja e termocentraleve A dhe B.

“Sulmi fillestar nuk ka pasur si objektiv shkaktimin e dëmëve në njerëz. Është mirë e menduar vendi dhe pika për sulmin. E dyta, si pasojë e këtij shkaktimi, ku ky kanal ka infrastrukturë kritike ka për Kosovën, ku 700 mijë njerëz furnizohen me ujë por edhe Termocentralet dhe ftohja e tyre. Nëse nuk ish arrit uji me shku tek termocentralet, pasoja ka qenë edhe shpërthimin e termocentralit. Vend i evidentuar dhe i përpunuar saktë që ndoshta ka qenë edhe prej ushtarakëve apo edhe palët e përgatitur. Këto pikat, vendi ku është gjendur eksplozivi, sipas gjitha gjasave hyn në eksplozivëve e larta apo ushtarake, që janë përdorur. Komplet vija ka qenë e skanuar, dhe pika fillestare e këtij akti ka qenë pikërisht duke mos shkaktuar pasoja në njerëz por të dëmtojë infrastrukturën kritike”, ka deklaruar Tahirukaj.