Lajme

Sulmi izraelit vret të paktën 44 persona në Gaza, u godit një stacion i policisë

04/24/2025 17:43
nga:Sh R

Një sulm ajror izraelit goditi një stacion policie në Jabalia në Rripin verior të Gazës të enjten, duke vrarë të paktën 10 persona, thanë autoritetet lokale shëndetësore dhe ushtria izraelite tha se kishte goditur një qendër komanduese të Hamasit dhe grupeve të Xhihadit Islamik.

Mjekët thanë se dy raketa izraelite goditën stacionin e policisë, i vendosur pranë një tregu, gjë që çoi në plagosjen e dhjetëra njerëzve përveç 10 vdekjeve. Identiteti i të vrarëve nuk është bërë menjëherë i qartë.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë duke iu referuar me sa duket të njëjtit incident, se sulmoi një qendër komandimi dhe kontrolli të operuar nga Hamasi dhe grupet aleate të Xhihadit Islamik në Jabalia, të cilat militantët e përdornin për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme kundër forcave izraelite.

Ai akuzoi grupet militante palestineze për shfrytëzim të civilëve dhe pronave civile për qëllime ushtarake, një akuzë që Hamasi dhe fraksionet e tjera e mohojnë.

Autoritetet lokale shëndetësore thanë se sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 34 njerëz të tjerë në sulme të veçanta ajrore në të gjithë enklavën, duke e çuar numrin e të vdekurve të enjten në 44.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se Spitali i Fëmijëve Durra në qytetin e Gazës ishte bërë jo funksional, një ditë pasi një sulm izraelit goditi pjesën e sipërme të ndërtesës, duke dëmtuar njësinë e kujdesit intensiv dhe duke shkatërruar sistemin e panelit të energjisë diellore të objektit, shkruan Reuters