Lajme

Sulmi i doganierëve në Jarinjë, policia jep detaje

10/17/2021 19:05
nga:M K

Ragip Bunjaku, Ushtrues detyre i drejtor i Departamentit për Kufi, ka dhënë detaje lidhur me rastin në veri.

Në një përgjigje për Telegrafin, tha se nuk bëhet fjalë për sulm.

Sipas tij, është fjala për një plumb qorr që ka rënë, të cilin janë duke e verifikuar.

“Nuk ka pasur sulm, ka rënë një plumb qorr. Jeni duke verifikuar atë”, tha Bunjaku.

​KP: Sulmohen me armë policët dhe doganierët në Jarinje

Rreth orës 17:00, është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes.

Sipas burimeve të KP-së granata është hedhur nga ana e Serbisë.

Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.

12/04/2021 21:32

Kapen 2 kilogramë heroinë në Gjilan, Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar